Home / Politika / Reforma territoriale-Arvizu: Qeveria ka bërë një punë të mirë, duhet kompromis

Reforma territoriale-Arvizu: Qeveria ka bërë një punë të mirë, duhet kompromis

IMG_9865-525x350Ambasadori Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu e konsideroi mjaft të rëndësishme reformën territoriale.

Në një prononcim për mediat, pas urimit në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar me rastin e Fiter Bajramit, Arivzu tha gjithashtu se për këtë reformë, duhet të merren parasysh dhe shqetësimet e votuesve.
Pak ditë para miratimit në parlament të hartës së re administrative të vendit, Ambasadori e vlerëson punën e qeverisë, ndërsa shprehet se duhet të merren në konsideratë dhe shqetësimet e propozuara.
“Mendoj se kjo do të jetë një javë shumë interesante dhe kjo është e natyrshme, por më shumë duhet të pyesni kryetarin e Kuvendit. Mendoj se qeveria ka bërë një punë të mirë sa i takon zhvillimit të konsultimeve, por për këto vendime, që do të kenë vërtet një ndikim të rëndësishëm, duhet të merren parasysh dhe shqetësimet e votuesve të zonave të ndryshme”, u shpreh ambasadori.

Gjithashtu Arvizu deklaroi se kjo është një reformë që vërtet supozohet të përfitojë gjithë vendi, dhe në mënyrë që kjo të ndodhë të gjithë duhet të bëjnë kompromis, të gjithë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: