Home / Bota / Amerika / SHBA, 22 vite burg për Mufid Elfgeeh

SHBA, 22 vite burg për Mufid Elfgeeh

Një gjykatë në shtetin e Nju Jorkut dënoi me 22 vite burg 32-vjeçarin, Mufid Elfgeeh, i cili akuzohet se po përpiqej të rekrutonte luftëtarë të ISIS në Siri.

Kjo është masa më e rëndë e dhënë për një shtetas amerikan, i dënuar për mbështetjen e grupit xhihadist.

Në muajin dhjetor ai pranoi se ishte përpjekur të rekrutonte 2 persona që do t’i bashkoheshin të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.