Home / Bota / ISIS merr përsipër përgjegjësinë e sulmit, arrestohen dy të dyshuar

ISIS merr përsipër përgjegjësinë e sulmit, arrestohen dy të dyshuar

ISIS ka pranuar autorësinë e sulmeve në Bruksel, nëpërmjet Amaq News Agency, rrjeti afër shtetit islamik. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse Tass.

Bastisje të ndryshme janë bërë nga policia në kryeqytetin belg. Sipas mediave lokale, operacionet janë kryer nga forcat e rendit për të ndjekur pistën e ‘nxehtë’ të autorëve të atentateve të sotme.

Vetëm një milje larg shpërthimit, në stacionin e metrosë në Maelbeek janë arrestuar dy të dyshuar teksa qindra trupa e policë kanë mbushur rrugët e Brukselit në kërkim të anëtarëve të celulës terroriste.

Leave a Reply

%d bloggers like this: