Home / Arte / Libri / “Udhëkryq” u prezantua dje në bibliotekën e COD në Kryeministri

“Udhëkryq” u prezantua dje në bibliotekën e COD në Kryeministri

Romani “Udhëkryq” i autorit Fate Velaj u prezantua dje në ambientet e Qendrës për Dialog dhe Komunikim në Kryeministri (COD). Drejtoresha e Bibliotekës së COD, Dori Kerni, e quajti romanin e Velajt një pasqyrë të jetës pas viteve ’90, një libër i cili hedh dritë mbi një periudhë delikate për çdo shqiptar. Duke vlerësuar cilësitë e veprës, ajo u ndal tek thelbi i këtij libri që është metafora e suksesit. Për gazetarin Aleksandër Çipa, “Kreuztane” është rasti i një krijimi autobiografik, për të cilin metodologjikisht mund ta kemi plotësisht të vështirë të përcaktojmë zhanrin apo gjininë letrare. Vetë autori Velaj tregoi për të pranishmit historinë e këtij romani që sipas tij u shkrua vetëm në dy javë. “Udhëkryq” është romani i parë i Velajt, një personazh i njohur në fushën e arteve pamore, botuar nga Shtëpia Botuese “Saras”

Leave a Reply

Your email address will not be published.