Home / Kronika / Sociale / Trajnim fiktiv mësuesve, Ministria e Arsimit bllokon 51 agjenci

Trajnim fiktiv mësuesve, Ministria e Arsimit bllokon 51 agjenci

Ministria e Arsimit ka pezulluar 51 agjenci private të cilat merreshin me trajnimin e mësuesve, por që cilësia e tyre linte për të dëshiruar.

Në jo pak raste mësuesit, kundrejt një pagese dhënë këtyre agjencive, janë pajisur me çertifikatën që i bën ata përfitues të krediteve pa frekuentuar programin e trainimit.

“Ministria e Arsimit ka bërë dhe një ndërhyrje paraprake, duke pezulluar veprimtarinë e 51 agjencive që realizonin trainimin e mësuesve. Jo të gjitha ato vepronin konform standardeve për të cilat ishin akredituar, por vepronin si agjenci shit-blerje kreditesh”, deklaroi ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Niveli i ulët e përgatitjes së mësueve u reflektua dhe në rezultatin e testimit të afro 17 mijë e 600 mësuesve të sistemit parauniversitar, ku 10.7% u vlerësuan dobët, 63.9% në nivel mesatr dhe 24.7% rezultuan të kishin përgatitje të mirë profesionale.

Ministrja Nikolla theksoi se, tanimë do të ketë një skemë të re të kualifikimit të mesuesve, e cila do të ndërtohet në bazë të këshillave dhe sugjerimeve të ekspertëve ndërkombëtare që janë duke zhvilluar një konferencë shkencore me ekspertë shqiptarë të arsimit në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.