Home / Kosova / 17 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

17 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Familjarë, përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore kanë përkujtuar sot 17 vjetorin e masakrës në Krushën e Madhe.

Pas vendosjes së kurorave me lule, në Krushë të Madhe është mbajtur një akademi përkujtimore, ku u kërkua edhe zbardhja e fatit të të atyre që vazhdojnë të konsiderohen si të pagjetur, ku u tha se këtë çështje e mban peng politika.

17 vite më parë, konkretisht më 25,26,27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 personat.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe një ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.

Për kriminelët serbë masakra ishte diçka e zakontë, diçka që sipas tyre duhej të ndodhej vetëm me qëllimin të eliminimit të popullsisë shqiptare në Kosovë. Për ta populli i Kosovës duhej të zhdukej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.