Home / Bota / Amerika / Obama: Belgjika mikja jonë dhe SHBA i mbron miqtë e saj

Obama: Belgjika mikja jonë dhe SHBA i mbron miqtë e saj

Belgjika është mike dhe aleate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kur bëhet fjalë për miqtë tanë, Amerika i mbron ata, sidomos në luftën kundër terrorizmit, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë fjalimit të tij të përjavshëm, që sot i është kushtuar luftës për fitoren kundër ISIS-it.

”Mendimet e mia shkojnë për belgët dhe për familjet e viktimave të atentateve të Brukselit, përfshirë edhe dy amerikanë”, shtoi presidenti amerikan.

“Ne do të vazhdojmë ta luftojmë ISIS-in, kemi goditur themelet e tij dhe këtë javë kemi nxjerrë jashtë luftimit një prej liderëve të grupit xhihadist”, theksoi ai.

”FBI-ja ndodhet në Belgjikë për të mbështetur hetimet. ISIS-i është një kërcënim për të gjithë botën e civilizuar dhe për këtë arsye ne po udhëheqim një koalicion global që do të jetë thelbësor për suksesin tonë”, deklaroi Obama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: