Home / Politika / Takimi me Hahn, Basha: Pa dekriminalizim, demokracia e rrezikuar

Takimi me Hahn, Basha: Pa dekriminalizim, demokracia e rrezikuar

Qëndrimi i opozitës është që pa dekriminalizim të politikës, demokracia shqiptare është e rrezikuar. Kështu është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me eurokomisionerin për zgjerimin, Johannes Hahn.

“Qëndrimi i BE, flet BE. Qëndrimi i opozitës është që pa dekriminalizimin e politikës, demokracia shqiptare është e rrezikuar dhe stabiliteti i Shqipërisë”, është shprehur Basha.

Ai bëri të ditur se me eurokomisionerin ka folur edhe mbi ligjin e dekriminalizimit dhe amendamentet e opozitës, për të cilat tha se ligji ka ngelur peng i vullnetit politik të Edi Ramës. Rama ka futur në institucione njerëz me rekorde kriminale, tha Basha. Temë tjetër bisede ka qënë dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, shkelja e marrëveshjes së dhjetorit për komisionet hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.