Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedoni, Ali Ahmeti propozon emrat për ministra të ri të BDI-së

Maqedoni, Ali Ahmeti propozon emrat për ministra të ri të BDI-së

Nga radhët e BDI-së, 7 ministra dhe 5 zëvendësministra kanë dorëzuar të premten dorëheqjet e tyre në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa këtë të diel kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti ka propozuar edhe emrat e rinj për ministra që do të përfaqësojnë BDI-në në pushtetin ekzekutiv në Maqedoni.
Shkak për largimin e ministrave shqiptarë nga ekzekutivi, sipas njoftimit zyrtar të BDI-së, u bë publikimi i bisedave të përgjuara telefonike për funksionarët e saj. Partia shqiptare e drejtuar nga Ali Ahmeti i quajti të falsifikuara materialet e përgjuara dhe kërkoi nga institucionet e vendit të ndërmarrin masa të menjëhershme për të arrestuar falsifikatorët dhe botuesit e përgjimeve të montuara.
1-Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Festim Halili
2-Sekretariati për çështje evropiane, Arbër Ademi
3-Ministria e Drejtësisë, Valdet Xhaferi
4-Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu
5-Ministria e Ekonomisë, Driton Kuci
6-Ministria e Mbrojtjes Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ahmeti
7-Ministria e Vetqeverisjes lokale,  Shyhrete Elezi
8-Ministër pa resor – për investime të huaja, Arlind Zeqiri
9-Ministria e Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu
10-Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Faton Pollozhani
11-Ministria e Finansave, Gëzim Beadini
12-Ministria e Mbrojtjes, Bekim Maksuti

Leave a Reply

%d bloggers like this: