Home / Politika / “Panama Papers”, Vasili: Hetim çdo lloj informacioni për “parajsat fiskale”

“Panama Papers”, Vasili: Hetim çdo lloj informacioni për “parajsat fiskale”

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkoi të martën, që organet e hetimit shqiptar duhet të jenë shumë të vëmendshme për të hetuar çdo informacion për “parajsat fiskale”.

Duke komentuar skandalin më të madh fiskal të “Panama Papers”, Vasili u shpreh se “duhet të hetohet çdo informacion,  nga çdo lloj burimi që ai vjen për të gjitha këto ngjarje që lidhen me “parajsat fiskale’ në Panama, Qipro, SHBA, Dubai, Monako e gjetkë”.

“Është fare e qartë se burimet e paligjshme dhe mënyrat e evazionit të madh fiskal, kanë në këto mjedise (parajsa fiskale) mundësi për të devijuar paratë, për të cilat kanë detyrime, apo për të financuar aktivitete të tjera”, deklaroi Vasili në një prononcim për mediat.

Duke marrë shkas nga skandali në fjalë, Vasili u shpreh se nisma konkrete e ndërmarrë nga një grup i deputetëve të LSI-së mbi ndryshimin e ligjit të koncesioneve, është një qëndrim i qenësishëm mbi transparencën e koncesioneve. “Nisma konkrete e ndërmarrë nga një grup deputetësh të LSI-së, për të thelluar dimensionin e transparencës për këtë ligj, si dhe për të rritur përgjegjshmërinë e madhe publike dhe diskutimin e çdo nisme konçesionare, është një qëndrim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm”, tha ai.(vijon)

Leave a Reply

%d bloggers like this: