roze

Princi vdiq!

Këngëtari i famshëm i viteve ’80-’90, Prince ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Prince, emri i plotë i të cilit është Prince Rogers Nelson, ka gjetur vdekjen në Paisley Park, kompleksin e tij luksoz në Minesota, një javë pasi u paraqit në spital në një gjendje të përkeqësuar nga gripi.

Autoritetet amerikane thanë se u njoftuan në orën 09:43 me orën lokale dhe menjëherë mbërriti urgjenca. Pak më vonë u njoftua vdekja e tij.

Prince ka patur disa hite, por famën më të madhe e mori me këngën “Purple Rain”. Ai ka fituar 7 herë çmimet Grammy dhe konsiderohej si ‘rival’ i Michael Jackson në muzikën e atyre viteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button