Home / Politika / Nishani-Stoltenberg, Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s

Nishani-Stoltenberg, Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s

NATO inkurajon Shqipërinë në rritjen e shpenzimeve për sigurinë, është shprehur sekretari i përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg. “Kjo i mban shqiptarët e sigurtë dhe NATO-n të fortë”, ka thënë ai në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Bujar Nishani.

“Përpjekjet për reformat e NATO-s ka qënë sfida e sigurisë, diçka që e vlerësojmë shumë si një përgjigje ndaj mjedisit të ri të sigurisë. Shqipëria ka vendosur të rrisë shpenzimet këtë vit dhe ju inkurajoj të bëni këtë dhe të rrisni shpenzimet për mbrojtjen. Kjo i mban shqiptarët e sigurtë dhe NATO-n e fortë”, tha z. Stoltenberg.

Ndërsa Presidenti Bujar Nishani u shpreh se Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s, duke mirëpritur vendet fqinje si Maqedonia dhe Mali i Zi.

“Shqipëria do të vazhdojë me rritjen e buxhetit për mbrojtjen dhe të përmbushë detyrat e saj. Mbështetjen për politikën e dyerve të hapura të NATO duke konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për futjen e Malit të Zi dhe Maqedonisë”, tha z. Nishani.

Stoltenberg tha se mesazhi kryesor është bashkëpunimi për stabilizimin e vendeve fqinje, si Iraku, Siria, apo Afrika. “Ne nuk punojmë dot vetëm, por po adresojmë në projekte stabiliteti përtej kufijve tanë. Afganistani ka qënë misioni ynë më i madh ushtarak”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.