Home / Bota / Amerika / Konfrontime të dhunshme përpara një takimi elektoral të kandidatit Trump

Konfrontime të dhunshme përpara një takimi elektoral të kandidatit Trump

Qindra protestues antiTrump u grumbulluan përpara një amfiteatri, ku kandidati për presidencialet i Partisë Republikane do të mbante mbrëmjen e djeshme një fjalim në Kaliforni.

Ata hodhën gurë mbi forcat e rendit, që bëri të ditur për arrestimin e 20 personave.

“Protestuesit u grumbulluan përpara amfiteatrit ‘Costa Mesa’ në Orange Country, ku Donald Trump do të mbante një fjalim para mijëra mbështetësve”, sipas ”Los Angeles Times”.

”Ata hodhën gurë mbi autoveturat që kalonin aty pranë duke i dëmtuar rëndë”, sipas gazetës.

Manifestuesit dhunuan makinat e policisë, duke thyer xhamat në përpjekje për të përmbysur njërën prej tyre.

Policia e Orange Country njoftoi në Twitter rreth orës 23:00 dje (06:00 GMT sot) se protestat kishin përfunduar duke saktësuar për arrestimin e 20 personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.