Home / Presidenciale / Nishani: Shqipëria e gatshme të ndihmojë në parandalimin e krizës së refugjatëve

Nishani: Shqipëria e gatshme të ndihmojë në parandalimin e krizës së refugjatëve

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha se Shqipëria është e gatshme të japë kontributin e saj në parandalimin e krizës së refugjatëve. Në Samitin Humanitar i cili organizohet nga OKB në Stamboll, kreu i shtetit shqiptar, deklaroi se Shqipëria është vend që pritet të hapë negociatat dhe si e tillë është e angazhuar të plotësojë të gjithë kriteret  për këtë proces.

Nishani: Ne kemi mundësi të tregojmë solidaritetin tonë për të parandaluar këtë krizë humanitare dhe ndikimin e saj politik. Kriza e refugjatëve vjen edhe nga ekstremizmi dhe nga arsye të tjera, megjithatë  Shqipëria është e angazhuar për të dhënë kontributin për parandalimin e kësaj krize.

Kjo krizë vjen si rezultat i kësaj dhune në vendet konfliktuale, por ne do të arrijmë një marrëveshje për të promovuar më shumë këtë bashkëpunim. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në vendosjen e paqes dhe harmonisë fetare në vend. Në këtë kontekst do të promovojë këtë lloj dialogu në arenën ndërkombëtare.

Roli i Shqipërisë në stabilitetin e rajonit është parësor, jemi të angazhuar për të vijuar me kontributin tonë për të zgjidhur këtë krizë. Këtë do ta bëjmë duke respektuar minoritetet.

Shqipëria do të tregojë ndjeshëmrinë e saj dhe është gati të bashkëpunojmë me fqinjët. Shqipëria është një vend kandidat për në BE dhe në pritje të hapjes së negociatave dhe është e angazhuar për të plotësuar të gjitha kriteret.

Jemi të gatshëm të kontribuojmë në zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: