Bota

Udhëheqësit botërorë të shqetësuar nga kandidatura e Donald Trumpit

Presidenti Barack Obama thotë se udhëheqësit botërorë me të cilët ka biseduar, kanë shprehur shqetësime lidhur me kandidaturën e Donald Trumpit për president.

Duke folur për gazetarët në qytetin japonez Ise Shima pas ditës së parë të takimit të G-7ës, Presidenti Obama tha se bota po ndjek me vëmendje të veçantë pasi “SHBA-ja ndodhet në epiqendër të rendit botëror”.

Zoti Trump ka dominuar garën për emërimin e kandidatit republikan për shkak të deklaratave të tij të debatueshme për emigrantët hispanikë dhe myslimanët. Ai ka bërë gjithashtu thirrje për tërheqjen e forcave amerikane nga Japonia dhe Korea e Jugut, si dhe për armatosjen e këtyre vendeve me armë bërthamore për t’u përballur me kërcënimin e Koresë së Veriut.

Presidenti Obama thotë se udhëheqësit botërorë “nuk janë të sigurtë se sa seriozisht duhet t’i marrin deklaratat e zotit Trump”, të cilat “janë ose pasqyrë e injorancës për çështjet botërore, ose për të tërhequr vëmendje në mediat sociale dhe në lajmet kryesore”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button