roze

Lily Allen, incident “hot” në skenë

lilyallenTashmë për Lily Allen po flitet shumë në Amerikë. Këngëtarja angleze ka hapur koncertet e turit “Bangerz” të Miley Cyrus, por gjatë performancës në Nju Jork pati një incident me veshjen.

Këngëtarja britanike, Lily Allen kishte përzgjedhur një veshje me një hapje të konsiderueshme dhe në momentin që po performonte i është ekspozuar gjoksi.

Allen ka prezantuar diskun e saj të fundit “Sheezus” dhe ka postuar imazhin “hot” në Instagram me një shkrim ironik “Ops”. Është hera e parë pas 5 vjetësh që këngëtarja ka performuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duket se tregu i SHBA-së po e vlerëson muzikën e saj.

Gjithsesi, një dorë ia ka dhënë edhe mikesha e saj Miley Cyrus për të krijuar këtë zhurmë në rrjetet sociale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button