Politika

Basha: Pezullimi i kreut të policisë Haki Cako, të thellohen hetimet

Për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pezullimi i kreut të Policë së Shtetit Haki Cako, veprimet e Prokurorisë janë ende shumë të pamjaftueshme.
“I kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorëve të çështjes të bëjnë gjithçka, sipas ligjit dhe brenda ligjit, dhe të mos ndalen me ‘koka turku’. Hetimi i plotë i Saimir Tahirit, hetimi i plotë i përgjegjësive të tij për këtë skandal është ajo çfarë presin shqiptarët, është ajo çfarë pret opozita, institucionet e pakapura të shtetit dhe faktori ndërkombëtar. I bëj thirrje Edi Ramës të largojë Saimir Tahirin nga detyra një orë e më parë”, deklaroi Basha.
Ajo që për Bashën është një pengim dhe sabotim i hetimeve nga qeveria, për kryeministrin është një hetim absurd i Prokurorisë. Ose, siç e quan Rama, “një çudi që ka dëmtuar jo pak vazhdën e një bashkëpunimi të shkëlqyer me Italinë”.

Sipas prokurorisë, Çako me cilësinë e drejtorit të përgjithshëm së policis së shtetit nuk ka marrë masat për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje përgjimi, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi, siç ka pretenduar ai vet.
Kjo pajisje, thonë prokruorët ka hyrë në Shqipëri pa iu nënshtruar regjimit doganor të përkohshëm dhe pa marrë autorizimin nga Prokurori i Përgjithshëm. I pyetur për këto të dhëna, drejtori Çako ka mbajtu qëndrim mohues ndaj faktit që kjo pajisje mund të jetë përdorur për përgjime të paligjshme, duke specifikuar se është përdorur vetëm për trajnime.
Sipas akuzës, Çako ka deklaruar se pajisja e përgjimit “IMSI Catcher” është administruar gjatë të gjithë kohës nga ekspertët italianë. Ndërkohë, prokurorët kanë arritur të provojnë të paktën dy dy raste, ku mjeti ku gjendej pajisja, ka lëvizuar nga specialisti i Forcave Operacione i dyshuari Ention Xhelilaj.
Gjithashtu, prokruorët pretendojnë se me dijenin dhe urdhërat e Haki Çakos, më datë 13 maj 2016 kur hetuesit e prokurorisë kanë tentuar të sekuestrojnë mjetin ku ndodhej pajisja e përgjimit, makina është larguar nga ambientet e policisë nga shefi i IT-së tashmë i izoluar me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ky fakt është provuar sipas akuzës, pas sekuestirmit të librit të hyrje-daljeve të mjeteve në ambientet e Forcave të Posaçme Operacionale të policisë së shtetit që drejtohej nga Artion Duka. Ky i fundit, sipas akuzës, nuk ka marr masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit.
Por fakti që mjeti, së bashku me pajisjen përgjimit  ka lëvizur në të paktën dy herë nga një specialist shqiptar, është një prej arsyeve që e ngarkon me përgjegjësi të dyshuarin Artion Duka. Edhe gjatë marrjes në pyetje, shefi i forcave operacionale ka deklaruar se pajisja, në përfundim të çdo seance trajnimi, lëvizte së bashku me ekspertët italianë.
Ky deklarim rezulton i rremë, thonë prokurorët, pasi, siç shkruhet nga libri i hyrje-daljeve, mjeti me pajisjen ka qëndruar thuajse gjatë të gjithë kohës së trajnimit në ambjentet e Forcës Operacionale të policisë. Ndërsa shefi IT-së Ention Xhelilaj ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen e përgjimit brenda pa asnjë urdhër me shkrim. Ai ka asistuar në ardhjen në Shqipëri, vendin e qëndrimit, gjatë trajnimit dhe jashtë saj si dhe ka lëvizur mjetin me aparaturën e përgjimit i pa shoqëruar nga ekspert Italian.
Pas komunikimit të vendimeve të dhënë nga gjykata, tre oficerët e prokurorisë sekuestruan edhe disa dosje dhe kompjutera në drejtorin e përgjithshme të policisë së shtetit për llogari të këtij hetimi.

Pas pezullimit nga detyra te Haki Çakos, pritet qe Rebani Jaupaj te komandohet Rebani jaupaj. Zevendesimi behet sipas ligjit të policisë, ku në vend të drejtorit komandohet zëvendësdrejtori. Haki Çako ka të drejtë të apelojë vendimin, ndërsa do jetë Gjykata e Apelit ajo që do vendosë pezullimin përfundimtar të tij. Kujtojme se Haki Çako ka qene zevendes i Artan Didit, qe u largua pas skandalit me ekstradimin e Mark Frrokut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button