Home / Politika / PD-Bozdo: Qeveria fshehu marrëveshjen me CEZ

PD-Bozdo: Qeveria fshehu marrëveshjen me CEZ

Nenkryetari-i-Bashkise-se-Tiranes-Eno-Bozdo-525x350Qeveria ka fshehur të vërtetën përsa i përket marreveshjes me kompanine CEZ, është shprehur të enjten gjatë një deklarate për mediat përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Eno Bozdo.

Raportet ndërkomtare, tha Bozdo “shprehen qartë se CEZ është përgjegjes kryesor dhe u ka borxh kompanive shqiptare rreth 500 milionë euro dhe se Shqipëria do të mund të kërkonte deri në 3 miliarde dollarë shpërblim për situatën e krijuar në sektorin e energjitikës. Qeveria shqiptare në vend që të përgatitej për arbitrazh ndërkomtar dhe t’a kërkonte këtë dëmshpërblim, i paguan 95 milionë euro kësaj kompanie, e cila me papërgjegjshmërind e saj desh e çoi në kolap sistemin tonë energjitik”.

Bozdo theksoi se “kjo marreveshje i hap rrugën rritjes së çmimit të energjise elektrike, rritje të cilën shqiptarët tashmë ia kanë paguar kompanisë CEZ dhe nuk duhet të paguajnë përsëri”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: