Home / Bota / Moska miraton një fond prej 150 milionë dollarësh për infrastrukturat e Botërorit 2018

Moska miraton një fond prej 150 milionë dollarësh për infrastrukturat e Botërorit 2018

ee184-466x350Qeveria ruse miratoi sot një paln ndërtimi të infrastrukturave për Kupën e Botës së Futbollin që do të zhvillohet në këtë vend në vitin 2018, për një total prej më shumë se 5,5 miliardë rubla (150 milionë dollarë).

Ndërkohë që Rusia, transformoi me sukses, me vlerën e 50 miliardë dollarëve, stacionin balnear të Soçit në një kompleks sportiv modern për të pritur lojërat Olimpike Dimërore që u zhvilluan së fundmi, Botërori 2018 përfaqëson një sfidë edhe më të madhe.

Nëse disa rajone të këtij vendi të madh janë të zhvilluara, një rindërtim i plotë i infrastrukturave turistike dhe të transportit janë të nevojshme në rajone të tjera.

Programi i qeverisë ruse ka identifikuar 28 projekte, mes të cilave modernizimi i sistemit të shpërndarjes së ujit dhe ngrohjes në qytetet që do të presin zhvillimin e ndeshjeve.

Përgjegjësit rusë i kanë vlerësuar shpenzimet parapërgatitore për Kupën e Botës 2018 në rreth 20 miliardë dollarë, ku gjysma do të vijë nga investitorë privatë dhe gjysma tjetër nga buxheti i rajneve

Leave a Reply

Your email address will not be published.