Home / Politika / PD: IMEI, qeveria thellon mashtrimin

PD: IMEI, qeveria thellon mashtrimin

gazmend-bardhi1-525x350Qeveria po thellon mashtrimin për çështjen e IMEI-it, pasi ështe një e dhënë personale, unike e përdoruesit të telefonit, deklaroi të premten këshilltari ligjor i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

“Ligji ynë për telekomunikacionin, neni 101, e vërteton këtë, pasi e mbron si të dhënë dhe përcakton rastet e dhënies së IMEI-it vetëm atëherë kur e kërkon Prokuroria, në rrethanat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale .Gjykata Europiane e Drejtësisë, me 8 prill të këtij viti, e ka mbrojtur IMEI-in si të dhënë personale, ku qeveritë nuk mund të kenë akses”, theksoi ai.

“Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të mos e dorëzojnë privatësinë e tyre në duart e një qeverie arbitrare, si dhe ju bën thirrje kompanive celulare në vend, të mos i dorëzojnë qeverisë të dhënat e IMEI-t, në të kundërt do të përballen me pasojat ligjore dhe me bojkotin masiv të abonentëve”, tha Bardhi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: