Home / roze / Michelle rikthehet “në vendin e krimit”

Michelle rikthehet “në vendin e krimit”

michelle1Ajo u fotografua në ditët e nxehta të korrikut në brigjet e Sardenjas në Itali duke shkëmbyer puthje pasionante me Zac Efron.

E një muaj më vonë, Michelle Rodriguez rikthehet “në vendin e krimit” për të marrë të tjera rreze dhe ndoshta edhe për të rikujtuar atë puthje.

36-vjeçarja u fotografua në një formë të mirë me bikini ngjyrë të zezë që i tregonin linjat e tonifikuara të trupit të saj.

Lidhja mes dy aktorëve ka ngjallur shqetësimet tek një pjesë e fansave të tyre pasi që të dy ata njihen për varësinë ndaj alkoolit dhe në të shkuarën i janë nënshtruar rehabilitimit në klinika të specializuara.

Fansat i druhen mundësisë që lidhja mes tyre mund t’i rikthejë të alkooli. Por miku i Zac, Gianluca Vacchi i qetësoi në Instagram kur shkruajti: “Nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Z dhe Mich kanë një interes të përbashkët për shëndetin e tyre dhe ata janë një çift i këndshëm”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: