Kosova

Jahjaga: Luftimi i ekstremizmit, detyrë parësore

jahjaga-luftimi-i-ekstremizmit-detyr-euml-par-euml-sore_hdPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në një takim ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxhën, të cilin fillimisht e përgëzoi për detyrën e besuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe të punës në krye të një institucioni të rëndësishëm shtetëror.

Duke shprehur mbështetjen për Prokurorinë e Shtetit, Presidentja Jahjaga theksoi rolin e jashtëzakonshëm që ka ky institucion në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, si dhe në sigurimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë.

Sipas një komunikate për media, presidentja Jahjaga theksoi se luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit është detyrë parësore e të gjitha institucioneve të vendit dhe angazhimi i plotë i prokurorisë së shtetit në këtë drejtim është i domosdoshëm dhe jetik në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për vendin.

“Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, duke e falënderuar presidenten Jahjaga për mbështetjen dhënë Institucionit të Prokurorit, shprehu gatishmërinë që të ushtrojë detyrën përmes dëshmimit të rezultateve. Ai theksoi se Institucioni i Prokurorit të Shtetit është një hallkë e rëndësishme e mekanizmave të sigurisë në Kosovë dhe tha se ky institucion ka nevojë për rritjen e numrit të prokurorëve me qëllim të shtimit të efektshmërisë së punës së institucionit”, thuhet në njoftim.

Jahjaga javën e kaluar kishte takuar edhe udhëheqësit e institucioneve tjera të sigurisë me të cilët ka diskutuar për të njëjtën temë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button