Bota

Kryeministri italian Mateo Renzi kërkon fundin e masave kursimtare pas Brexit

Kryeministri italian, Matteo Renzi kërkoi që t’i jepet fund politikës së masave shtrënguese, pas deflagracionit të shkaktuar nga Brexit në Evropë, në një tribunë të publikuar sot nga e përditshmja italiane “Il Sole 24 Ore”.

“Politikat e masave shtrënguese kanë bllokuar horizontin. Ato kanë transformuar të ardhmen në një kërcënim. Ato kanë përforcuar frikën”, shkruan kryeministri italian, i cili do të takohet të hënën në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, François Hollande.

“Por nëse është e nevojshme të kesh llogaritë në rregull, të mos mbështetësh gjinkallën përballë milingonës, është gjithashtu esenciale që të favorizohet rritja në Bashkimin Evropian”, thotë Renzi.

“Pa rritje, nuk ka punë. Pa investime, nuk ka të nesërme. Pa fleksibilitet, nuk ka komunitet”, thekson kryeministri italian.

Italia prej shumë kohësh kërkon një lehtësim të rregullave të disiplinës buxhetore që mbrohet fuqishëm nga Gjermania dhe për një politikë investimesh vullnetare në favor të rritjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button