Politika

Kryeministria: Rama nuk ka marrë pjesë në ndonjë organizim elektoral të Presidentit Obama

Kryeministria ka reaguar sot ndaj dekarates së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Duke shprehur keqardhjen për manipulimin mediatik dhe propagandën e baltës lidhur me një foto të vitit 2012 me Presidentin Obama, kryeministri ,Edi Rama, sqaron se ai as nuk ka marrë pjesë në ndonjë organizim elektoral të Presidentit Obama dhe as nuk ka kryer ndonjë pagesë, për të marrë pjesë në një organizim të kësaj natyre. Sepse ligji amerikan ndalon përfshirjen e çfarëdolloji të shtetasve të huaj në fushatë në Shtetet e Bashkuara”, shprehet Kryeministria.

Bilal Shehu, që sot po gjykohet në SHBA për çështjen në fjalë, është pjesëtar i komunitetit shqiptar në New York dhe është takuar me delegacionin tonë në SHBA në vitin 2012. Por, në mënyrë kategorike nuk ka patur asnjë lloj veprimi financiar nga ana e Edi Ramës për të realizuar fotografinë e takimit me Presidentin Obama””, thekson Kryeministria.

“Ndërkohë që duke përfituar edhe nga ky rast, kryeministri i bën thirrje edhe njëherë Lulzim Bashës të fokusohet tek reforma ne drejtësi dhe respektin e tij për drejtësinë në Shtetet e Bashkuara, ta tregojë duke mbështetur projektin kushtetues te Reformës në Drejtësi, qe është hartuar me kontributin e çmuar të Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian”, vijon deklarata.

“Edi Rama nuk ka frikë nga drejtësia, nuk ka frikë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të drejtësisë, nuk ka frikë nga pavarësia e anëtareve që do të bëjnë vetingun e gjykatësve e prokuroreve, po Lulzim Basha me Sali Berishën pse i tremben faktit që ata që do te gjykojnë prokuroret dhe gjykatësit, do te përzgjidhen nga SHBA e BE?!”, thekson Kryeministria.

“Është koha e të vërtetës për krimet, akuzat, gënjeshtrat dhe të vërteten mund ta thotë vetëm një drejtësi e çliruar nga kthetrat e vendeve të rezervuara të partive në sistem. Edi Rama dhe shumica janë gati te heqin duart e partive nga sistemi, po Lulzimi, Saliu dhe Partia Demokratike pse nuk janë gati?!”, përfundon deklarata e Kryeministrisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button