Politika

Reforma në Drejtësi, Nuland: Kemi propozim të ri hibrid, negociatat drejt fundit

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland deklaroi të dielën në Tiranë, se “është bërë një propozim i ri për reformën në drejtësi, që po negociohet mes palëve”, ndërsa theksoi se në takimet me kreun e qeverisë dhe të opozitës ka parë “dëshirë për të arritur marrëveshje”.

Në përfundim të takimeve me zyrtarët e lartë shqiptarë, zyrtarja e lartë e DASH doli në një konferencë për shtyp, në ambientet e hotel “Rogner”, ku ndër të tjera nënvizoi qëndrimin për çështjen më të debatuar të aktualitetit politik në vend, reformën në drejtësi.

Duke e konsideruar këtë një moment vendimtar për demokracinë shqiptare, Nuland tha se  reforma në drejtësi është jetike dhe do të japë një kontribut të rëndësishëm për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë”.

“Ne do të sigurohemi që Shqipëria të ketë një sistem drejtësie që të funksionojë”, tha ajo duke shtuar se  91 për qind e shqiptarëve mbështesin reformën në drejtësi.

Sipas saj “reforma në drejtësi është një hap tjetër vendimtar që Shqipëria duhet të ndërmarrë në hapin e ardhshëm drejt proceseve integruese për t’u anëtarësuar në BE”.

“Negociatorët nga të dyja palët kanë punuar fort që drafti të shkojë drejt finalizimit. Gjithashtu SHBA dhe BE janë shumë krenarë që kanë patur mundësinë të ndihmojnë në këtë proces. Në 24 orët e fundit, ambasadori Lu dhe kolegia e tij e BE, kanë bërë një propozim të ri, që mund të ndihmojë palët. Ky është një propozim hibrid, i cili ka marrë ide nga qeveria, nga opozita shqiptare dhe gjithashtu nga Komisoni i Venecias. Ky propozim ka mbështetjen time, por mbi të gjitha ka mbështetjen nga Washingtoni”, tha Nuland.

Ajo theksoi se ka patur mundësi që ta shqyrtoj me hollësi këtë propozim në takimin me kreun e qeverisë dhe opozitës dhe i ka nxitur ata. “Ka ardhur koha që të arrihet në një marrëveshje, populli shqiptar është duke pritur. Është çasti që të gjithë të bashkohen dhe të japin atë që ky vend po pret”, tha Nuland.

Zyrtarja e lartë e DASH u shpreh se në takimin që ka patur me Kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha “ka parë që ka një dëshirë për të arritur në një marrëveshje”.

Me një reformë të fortë në drejtësi, sipas saj “Shqipëria mund të vazhdojë përpara edhe në çështje të tjera si zhvillimi ekonomik, punësimi etj. “SHBA kanë mbështetur dhe do të mbështesin Shqipërinë në rrugën drejt integrimit euroatlantik”, shtoi ajo.


Më herë ajo zhvilloi takime me ministrin e Jashtëm Ditmit Bushati. Gjatë takimit me këtë të fundit Nuland theksoi se Reforma në Drejtësi mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Ajo u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa kreu i opozitës Basha pas takimit me ndihmës-sekretaren amerikane, u shpreh i palëkundur nga qëndrimet e kaluar të tij, duke vlerësuar se PD e ka bërë të qartë qëndrimin e saj duke kërkuar zbatimin në mënyrë të plotë të rekomandimit 88 dhe ka bërë 3 propozime: “I pari ai i vendeve të rezervuara, i dyti i listave alternative dhe propozimin tonë të tretë i bërë publik të premten. Jemi të bindur se kjo reformë do të mund të miratohet vetëm me konsensus politik mes palëve. Ndaj PD ka lëvizur nga pozicionet e mëparshme, por ka mbetur e palëkundur nga rekomandimi 88.”

Related Articles

Nje koment

  1. Nuland.Drafti nuk ka asnje problem.Duhet te kete nje nen ne kushtetuten e shqiperise :te digjen te gjalle me cfare kane nipi I hajdutit Ahmet Zogu,Nexhmije hoxha,Sali berisha,lulezim basha,bujar nishani,adriatik llalla,jozefina topalli,kastriot islami Noka,Paloka Ilir meta dhe hajduteria shqiptare e PD.PD jashte ligjit.Me kete nen clirohen shqipetaret ne 600vjetet e ardhshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button