Bota

Putin mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Vladimir-PutinPresidenti rus, Vladimir Putin mbërriti në Krime, gadishullin rusishtfolës në Detin e Zi, ku Moska arriti ta ndajë nga Ukraina, pas një referendumi, në mars të këtij viti. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Krime, e dyta pas 9 majit për festimet e fitores së trupave sovjetike në Luftën e Dytë Botërore ndaj ushtrisë naziste, Putin duhet të mbajë një fjalim para deputetëve të Dhomës së Ulët të parlamentit rus (Duma). Deputetë të të gjithave partive të përfaqësuara në asamble do të marrin pjesë në takim. Në Sevastopol, presidenti rus do të mbledhë edhe anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ky takim do të zhvillohet në selinë qendrore të Flotës ruse të Detit të Zi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button