Home / roze / “Kanye e trajton si një princeshë”

“Kanye e trajton si një princeshë”

Kim-West-1Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West ëshë vetëm 14-muajshe, por që tani e ka nënshtruar babain e saj “me gishtin e vogël”.

Ylli 33-vjeçar i “Reality Show”-t ka përshkruar se sa i dhënë është burri i saj, reperi 37-vjeçar, e si kujdeset për fëmijën e parë të tyre, në një intervistë për revistën “People”.

“Kanye e trajton atë si një princeshë”, rrëfehet Kim për revistën në fjalë. “Besoj se është e kuptueshme, se sa shumë kujdeset ai për të dhe se sa shumë e do atë”. Më pas shton se “ata janë bërë për të qenë së bashku dhe këtë gjë e dinë shumë mirë”.

Hera e parë që foshnja North nisi të ecte, ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për Kim dhe Kanye gjithashtu. Nëna krenare përshkruan se si një leksion noti çoi në momentin e shënuar, për të mos përmendur mollën.

Kim zbuloi se e bëri vajzën e saj të lëvizte në ujë, duke mbajtur frutin përpara syve të saj, në mënyrë që ajo ta shihte. “Ajo dukej e lumtur sikur ta kishte mollën, por për ta bërë këtë i duhej të notonte në pishinë”, tha Kim për “People”.

“Më pas e nxorrëm jashtë pishinës dhe, ajo thjesht hodhi hapat e parë drejt mollës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.