Bota

ITALI: Tërmeti merr me vete historinë, rrënohet qyteti i Amatricës

Qyteti historik nuk është më. Kështu duket e filmuar nga lart qendra e komunës së Amatrices në Itali, një prej qyteteve më të goditura nga tërmeti i fuqishëm që gjunjëzoi në orët e natës Italinë Qëndrore.

Ajo çfarë lanë pas lëkundjet e tërmetit janë dhjetëra viktima, banesa të shembura mbi dhe, rrugë të bllokuara dhe njerëz në panik.

“Rrugët brenda dhe jashtë qytetit janë bllokuar. Gjysma e qytetit është zhdukur”, tha kryebashkiaku i qytetit Sergio Pirozzi.

Ai shton se “ka njerëz nën rrënoja … një urë mund të shkatërrohet”.

Menjëherë në të zbardhur banorët, punonjësit e mbrojtjes civile, madje edhe priftërinjtë filluan gërmimin me lopata, madje dhe me duar për të kërkuar mes rrënojave të mbijetuarit.

Kreu i Amatrices tha se “ka nisur pastrimi i rrugëve me mjete të rënda. Edhe kryetari i komunës së Accumolit, Stefano Petrucci, tha mëngjesin e sotëm se “qyteti im nuk është më”.

Një banore e fshatit tha se ishte zgjuar në kohën kur muret e dhomës së gjumit ishin plasaritur. Ajo kishte dalë me urgjencë në rrugë së bashku me fëmijët e saj. Viktimat e para të tërmetit shkatërrues ishin një çift i moshuar në një shtëpi të shembur në Pescara del Tronto, në rajonin Marche, rreth dhjetë milje nga epiqendra e tërmetit. Një familje prej katër personash janë raportuar të vdekur në qytetin e Accumolit, 2 prej tyre fëmijë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button