Kosova

Partia Fjala: Qeveria e Kosovës ta shkarkojë ministrin Ljubomir Mariq

Partia Fjala ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht nga kryeministri Isa Mustafa, të merr vendim për shkarkimin e ministrit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric, pasi sipas kësaj partie ky ministër vazhdon të mohoj shtetësinë e Kosovës dhe kundërshtimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ditë më parë, ky ministër në një ndër intervistat e tij u është referuar Republikës së Kosovës me termin ‘Metohi’ dhe shprehu kundërshtimin e tij të hapur për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

“Nuk është hera e parë që ky ministër që merr pagën nga qytetarët Kosovës dhe nga Qeveria e Kosovës, mohon shtetësinë e Kosovës dhe del haptas kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne si Parti FJALA, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që këtë ministër ta shkarkoj dhe kështu të dëshmoj se nuk lejon që askush që paguhet nga qytetari i Kosovës të fyen shtetësinë dhe rrugëtimin e Kosovës”, thuhet në reagimin e partisë Fjala.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button