Zgjedhjet lokale 2015

Zgjedhjet vendore, Ambasadori amerikan: Të kënaqur nga lista e kandidatëve

Ambasadori amerikan Donald Lu, duke folur për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, deklaroi të hënën se është i kënaqur nga lista e kandidatëve për kryetarë bashkie, por shtoi se do të diskutohen rastet e kandidatëve me një të shkuar të mundshme kriminale.

Gjithashtu, ambasadori i SHBA-së shtoi se do të vihen në dispozicion të OJQ-ve gjysmë milioni dollarë për vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Presim përpjekje të forta përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Do të bashkëpunojmë me shoqërinë civile për të promovuar zgjedhje të lira e të ndershme, me pjesëmarrje të gjerë, sidomos nga të rinjtë. Nuk janë të huajt ata që do i organizojnë zgjedhjet, por zgjedhjet e mira priten nga puna juaj”, tha Lu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button