Kosova

Daçiq: 1244 mbetet thelbi i politikës së OKB-së ndaj Kosovës

“Zbatimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit do të mbetet në qendër të politikës së OKB-së ndaj Kosovës”.

“Kjo është ajo që ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon kanë rënë dakord të shtunën”, shkruan agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

“Sekretari i Përgjithshëm ka konfirmuar se misioni i UNMIK-ut në Kosovë, e cili tani do të udhëhiqet nga një diplomat i ri, do të përmbahet në mënyrë të vendosur me Rezolutën 1244 dhe se ajo do të vazhdojë të jetë baza e politikës së OKB-së për çështjen e Kosovës,” ka thënë Daçiq për Tanjug pas një takimi me Ban Ki-moon në Nju Jork, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

“Kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse ne besojmë se OKB-ja duhet t’i përmbahet dokumentit të vetëm të vlefshëm ndërkombëtar për Kosovën”, ka thënë Daçiq, duke theksuar se dokumenti është neutral ndaj statusit dhe si pasojë të gjitha lëvizjet e njëanshme nga Prishtina duhet të parandalohen.

Daçiq po ashtu, ka thënë se Ban ia ka ripërsëritur atij se Kombet e Bashkuara kanë refuzuar ta shtyjnë përpara aplikimin e Kosovës për pranim në UNESCO dhe ata do t’i përmbahen Rezolutës 1244.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button