Kosova

Kosova në vëmendjen e OKB, ambasadorja e SHBA: Të zbatohet sa më shpejt marrëveshja me Serbinë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield u bë zyrtarja e e fundit e lartë që tërheq vëmendjen tek nevoja e zbatimit të shpejtë të marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Pas përpjekjeve të Perëndimit për të arritur dakortësinë e dy vendeve mbi një ujdi të normalizimit të marrëdhënieve me tyre, tani po insistohet që ato për çfarë palët u pajtuan ne Bruksel e në Ohër, të nisin të vihen në jetë.

Teksa e vlerësoi marrëveshjen si historike, Thomas-Greenfield kujtoi se ajo është gjithashtu ligjërisht e detyrueshme. Sipas një njoftimi të zëdhënësit të Misionit të SHBA-së në OKB, Nate Evans, ambasadorja Thomas-Greenfeld i bëri komentet në një takim në Nju Jork me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz.

‘Ambasadorja Thomas-Greenfield përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e angazhimeve të tyre në drejtim të një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe paqësore”, tha Evas.

Njëra prej pikave të marrëveshje e tregon qartë se Kosova dhe Serbia pranojnë se mosrespektimi i detyrimeve të tyre, aneksit apo Marrëveshjeve te shkuara të dialogut, mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit në BE dhe për ndihmën financiare që marrin nga blloku.

Dy diplomatet e larta diskutuan për partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe angazhimin e tyre të përbashkët për avancimin e stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkanin Perëndimor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button