Politika

Basha “ngujohet” në selinë blu, kritikët: Rezultat katastrofik i PD

Prej orës 08:00 të mëngjesit kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhet në selinë e Partisë Demokratike ku po ndjek procesin e numërimit.

Sipas “BalkanWeb” se në selinë blu nuk ka lëvizje dhe aty ndodhen vetëm disa nga strukturat që merren me numërimin dhe marrjen e të dhënave nga KZAZ-të.

Nuk ka pasur asnjë deklaratë dhe as njoftim për një dalje të mundshme të kreut të PD-së, por disa nga zërat kritikë në PD kanë thënë se presin të përfundojë procesi i numërimit.

Ata e kanë cilësuar rezultatin paraprak të PD-së, katastrofal. Disa kanë bërë ironi edhe me ekipin fitues të zotit Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button