roze

Benedict Cumberbatch, një magjistar superhero

Benedict Cumberbatch do të interpretojë një magjistar në filmin e tij më të ri me titull “Doctor Strange”.

Aktori britanik shihet në fotot ekskluzive të publikuara nga “Entertainment Weekly” me veshjen e magjistarit që e ka origjinën nga novelat grafike të Marvelit.

Benedict Cumberbatch luan rolin e Stephen Strange, një kirurg njujorkez i cili shkon tek një magjistar në Nepal për të shëruar duart e tij të dëmtuara rëndë nga një aksident me makinë. Magjistari nepalez, jo vetëm që ia shëron duart, por e shndërron në një superhero me fuqi.

Filmi do të shfaqet për herë të parë në 4 nëntor 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button