BotaEkonomia

Biden vizitë të papritur në Kiev, takohet me Zelenskyn: 500 000 milionë dollarë shtesë ndihmë për Ukrainën

“Një vit më vonë, Kievi dhe Ukraina janë ende në këmbë dhe kjo tregon se demokracia reziston”, deklaroi sot në Kiev presidenti amerikan, Joe Biden.

Presidenti Biden njoftoi 500 000 milionë dollarë ndihmë shtesë në Ukrainë gjatë një vizite të papritur në Kiev, sipas CNN.

Në një bisedë të përbashkët me homologun ukrainas, Zelensky, presidenti amerikan, Biden tha se paketa do të përfshijë më shumë pajisje ushtarake, përfshirë municione artilerie, plus raketa dhe obusë.

Zelensky nga ana e tij tha se kishte biseduar me Biden për pajisjen e vendit me armë me rreze të gjatë veprimi dhe armë që ende mund të shkonin në Ukrainë, por që ende nuk kishin mbërritur.

“President Biden, mirë se erdhe në Kiev, vizita juaj  është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë ukrainasit, shkroi Zelensky në Telegram.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button