Kosova

Thaçi në Berlin: Të ndërpritet izolimi i padrejtë i kosovarëve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Berlin, me ftesë të homologut të tij, ministrit të jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

tha-ccedil-i-n-euml-berlin-t-euml-nd-euml-rpritet-izolimi-i-padrejt-euml-i-kosovar-euml-ve_hdNë ditën e parë të vizitës, zëvendëskryeministri Thaçi u takua me pjesëtarët e Grupit Parlamentar për Evropën Juglindore, të kryesuar nga deputeti i partisë së unionit kristiandemokrat (CDU), Peter Weiss, dhe ku janë të përfaqësuar të gjitha partitë e Bundestagut.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme, Thaçi i ka falënderuar ata për kontributin e çmuar që Gjermania po i jep zhvillimit dhe konsolidimit të Kosovës dhe u ka bërë thirrje që të ndërpritet izolimi i padrejtë i qytetarëve kosovarë nga Bashkimi Evropian.

Ai para deputetëve ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe në NATO dhe se për këtë është e përcaktuar shoqëria kosovare dhe e tërë klasa politike e vendit.

“Temat kryesore të diskutimit ndërmjet zëvendëskryeministrit Thaçi dhe autoriteteve gjermane do të jenë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral për zhvillimin e Kosovës dhe bashkëpunimi rajonal e ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Thaçi do ta takojë sot edhe homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, me të cilin do të diskutojë me hollësisht mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mundësitë e Gjermanisë për mbështetjen e Kosovës, me theks të veçantë për ekonominë dhe politikën e jashtme në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu, pasditen e sotme zëvendëskryeministri Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në Këshillin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Gjermanisë, me ç’rast do të vë në pah rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Gjermaninë, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button