Bota

Hawking: Për faj të Trump Toka do të digjet

Presidenti Donald Trump është një kërcënim për ambientin. Kështu thotë astrofizikanti britanik Stephen Hawking, gjatë një interviste për Bbc, me rastin e 75 vjetorit të ditëlindjes së tij.

‘Vendimi i Trump për të tërhequr SHBA-në nga marrëveshja e Parisit për klimën, mund ta bëjë tokën si Venusi, me temperatura deri në 250 gradë.

’Jemi pranë pikës ku ngrohja globale do të jetë e pakthyeshme. Zgjedhja e Trump mund të shtyjë Tokën të bëhet si Venusi me temperatura 250 gradë dhe shi prej acidi sulfurik’.

Për shkencëtarin e kozmosit “ndryshimi klimatik është një nga rreziqet më të mëdha që njerëzimi duhet të përballojë dhe nëse duam ta ndalojmë duhet ta bëjmë tani. Trump, me mohimin e provave të ekzistencës së ndryshimeve klimatike dhe me tërheqjen e SHBA nga marrëveshja e Parisit, do t’i shkaktojë ambientit dëme të pallogaritshme, duke vënë në rrezik natyrën, ne dhe të ardhmen e fëmijëve tanë’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button