Kosova

Jahjaga: Zvicra kërkon riatdhesimin e kosovarëve që ikën ilegalisht

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga qe po qendron ne Zvicer thote se ky shtet është investitori i katërt më i madhi dhe në Kosovë.
Prandaj, siç thotë ajo, Kosova po interesohet për thellimin e bashkëpunimit me Zvicrën.

Në një intervistë për RTK’në, Jahjaga tha se Kosova ka një diasporë të fuqishme në Zvicër të cilës duhet krijuar kushtet për kthimin e investimeve të tyre në vendlindje, duke u garantuar fillimisht siguri.

“Me Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga kemi folur edhe për krijimin e një Fondi të përbashkët në Kosovë, dhe besoj që ky fond shumë shpejtë do të realizohet”, tha ajo.

Jahjaga kur foli për sundimin e Ligjit dhe rendit, tha se Kosova ka probleme me krimin dhe korrupsionin e edhe me luftimin e këtyre dukurive.

Madje në takim me Sommarugan folën edhe për migrimin ilegal të kosovarëve.

“Zvicra është njëra ndër vendet që ka pasur një numër më të vogël të qytetarëve tanë që kanë kërkuar këtu azil dhe u pajtuam që të kemi një bashkëpunim më të intensifikuar nga të dyja vendet për riatdhesimin e këtyre qytetarëve, të cilët kanë rënë pre e grupeve kriminale që fatkeqësisht kanë përfituar në fatkeqësinë e qytetarëve tanë”, tha ajo.

Atifete Jahjaga by GazetaExpressTV

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button