Bota

Fërkime BE-Greqi për refugjatët në prag të samitit

“Pas 20 minutash do vazhdojmë seancën e mbetur plenare të 14 dhjetorit 2015”, paralajmëroi kryeparlamentari Kadri Veseli, pas fjalimit vjetor të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në një seancë të veçantë, pa opozitën.

“Ky adrsim është i fundit imi para këtij Kuvendi në prag të përmbylljes së mandatit tim si Presidente e Republikës së Kosovës”, tha Jahjaga.

Të hënën, në 14 dhjetor në rrethanat e tre hedhjeve të gazit lotsjellës nga opozita gjatë ditës në sallën plenare e atë alternative dhe të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në përmbyllje të punimeve të seancës së dytë të  zhvilluar rreth mesnates, u paralajmërua se, “në mungesë të kuorumit, shqyrtimi i propozim-vendimit të qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pritet të bëhet të enjten, më 17 dhjetor, pas adresimit të Presidentes Atifete Jahjaga në Kuvend”.

Në mbledhjen e qeverisë dje, gjatë shqyrtimit të pikës lidhur me vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës emërimin e drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare për Privatizim, kryeministri Isa Mustafa bëri të ditur se kjo pikë duhet të riformulohet, pasi qeveria ka vendosur dhe i ka dorëzuar Kuvendit propozimin lidhur me  këtë bord.

“Nuk bëhet fjalë për propozim të ri të vendimit, por vetëm që të shtohet se ky Bord do ta ketë fuqinë e marrjes së vendimit, pas hyrjes në fuqi të ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, dhe se propozimi i qeverisë bazohet në Rregulloren e punës së qeverisë së Kosovës”, theksoi kryeministri Mustafa.

Opozita ka shprehur kundërshtime rreth mbajtjes së fjalimit vjetor të Presidentes sot në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, tre subjektet e opozitës kanë lënë të hapur mundësinë që të mos e pengojnë fjalimin e Jahjagës, se vetëm do të shpalosin pankarta mesazhesh të tyre në sallën plenare, ndërsa paralajmërohet se, forma e kundërshtimit do të bëhet publike para fillimit të seancës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button