Kosova

Intervistohen kandidatët për anëtarë të KGJK-së nga radhët e komunitetit serb

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit, intervistoi kandidatët e paraqitur për pozitën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Për këtë pozitë kishin aplikuar dy kandidatë të cilët iu nënshtruan intervistimit dhe në bazë të vlerësimit, Komisioni i rekomandoi për votim kandidatët: Nenad Laziq, i vlerësuar me 48 pikë dhe Bogoljub Staletoviq, i vlerësuar me 45 pikë.

Kuvendi, prej dy kandidatëve të propozuar për anëtar të Këshillit Gjyqësor, do të zgjedhë njërin nga kandidatët (me votim të fshehtë), me mandat 5 vjeçar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button