Politika

Zgjedhjet, OSBE: Presim propozimet e partive, kemi shumë sugjerime

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, ndodhet sot në Korçë për të marrë pjesë në një tryezë për dënimet alternative, të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

 Pas një takimi me kryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo, ai u pyet nga gazetarët lidhur me reformën zgjedhore. Borchardt that se është e rëndësishme që sugjerimet e shumta për reformën zgjedhore të bëhen tani në një mënyrë sa më formale.

“Prezenca e OSBE-së i ka ofruar Komisionit të Posaçëm që sapo komisioni të ketë një draft të përbashkët, sapo ai të ketë disa ide të përbashkëta se si të përmirësohet sistemin zgjedhor dhe sistemi i votimit, atëherë ne do të sjellim ekspertët tanë për të këshilluar lidhur me bërjen teknike të ndryshimeve,” tha Borchardt.

Ai shtoi se procesi i reformës zgjedhore është në vijim dhe Prezenca e OSBE-së është e gatshme të ndihmojë për ta bërë një proces të suksesshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button