Zgjedhjet lokale 2015

Duma: Bashkia, fond për sigurimet e grave kryefamiljare dhe të rinjve

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me qindra gra të një biznesi të madh fason në qytet për të folur mbi projektin e punësimit,  rritjes së pagave dhe kushteve të punës. Duma tha se bashkia do të ketë një fond i cili do të paguajë sigurimet e të rinjve dhe grave kryefamiljare.

“Për të rinjtë dhe për gratë që e mbajnë familjen të vetme do të ketë një subvencion, një fond për paketën e sigurimeve që bashkia tu subvencionojë dhe ju të mund tu rritet rroga. Punësimi është situata e parë që ne të gjithë duhet të kemi prioritet sepse papunësia është problem dhe nëna e të gjithë të këqijave”, tha Duma.

Sipas Dumës, ky fond do të rrisë punësimin tek të rinjtë dhe gratë në qytet me pagë dhe kushte më të mira pune. Fondi i garancisë do paguajë paketën e sigurimeve dhe ato para do ti shtohen rrogës së punonjësve. Ajo shtoi se bashkia do të ulë taksat me 30 % duke hapur më shumë mundësi për punësim në Durrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button