Kosova

Belgjika do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim njoftues shefin e zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme.

“Belgjika ka mbështetur popullin e Kosovës në të gjitha periudhat, në kohën e luftës, por edhe në kohën e shtetndërtimit dhe shpeshherë ka qenë shtytëse edhe e vendeve tjera që të lëvizin në raport me Kosovën”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, shefi i zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, ka thënë se Mbretëria e Belgjikës do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën edhe të ardhmen e saj evropiane.

“E mirëpresim angazhimin për një Kosovë multietnike e tolerante”, ka shtuar ai.

Në fund, presidenti Thaçi ka thënë se diaspora kosovare në Belgjikë mbetet po ashtu urë lidhëse ndërmjet dy popujve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button