Opinion

Perplasja e madhe PD-PS

Petro Dhimitri

Me rėnien e diktaturės vetėm dy parti: PS, pjellė e PPSH-sė dhe PD, parti e krijuar pėr tė pėrmbysur komunistėt, kanė mbizotėruar skenėn politike tė Shqipėrisė. Njė mori partish tė tjetra tė spektrit tė majtė ose tė djathtė, pothuajse kanė patur rol tė dorės sė tretė apo tė katėrt, me pėrjashtim tė LSI-sė. Edhe pse me pak votues ajo ka ditur tė pėrfitojė nga gara PS-PD herė duke u bashkuar me tė majtėt( se gjoja parti e majtė ėshtė) herė me tė djathtėt. Aktualisht ėshtė altoparlant i zhurmshėm i PD-sė.

    Disa herė tė dy partitė e mėdha kanė ndėrruar nė pushtet njera tjetrėn. Vetėm kėto 8 vitet e fundit fituese ka qenė PS me kryetar Edi Ramėn. Herėn e parė ai i fitoi zgjedhjet pėr Kuvendin Popullor ose, si na vjen mė pėr mbarė tė themi : pėr parlamentin, sepse populli ishte i deziluzionuar nga qeverisja e keqe e ish komunistit tė flaktė Sali Berisha. Po herėn e dytė, si shpjegohet qė shqiptarėt tė cilėt pėsuan aq shumė nga diktatura e PPSH-sė, votuan sėrish partinė e lindur prej asaj bishe?! Kjo tė bėn tė mendohesh mirė. Njerėzit u bindėn se pavarėsisht origjinės, PS e Ramės ishte krejt tjetėr. Demokratizimi i saj nisi qė me Fatos Nanon, i cili, si kryeministėr, e kishtė vėshtirė tė preferonte punėn para bixhozit. Po ama ai solli fllad demokratik nė atė parti dhe nė shtetin qė drejtonte. Nė kėtė vėshtrim Rama e gjeti rrugėn tė shtruar. I takonte vetėm tė pėrvishte seriozisht llėrėt qė tė punonte pa u lodhur. Dhe ashtu bėri. Kultura nuk i mungon. Penėn e ka tė artė. Ėshtė njeri me vizion qė ka ditur tė pėrfitojė nga ato vite qė jetoi nė Francė. Zotėron disa gjuhė. Ėshtė artist krijues, po doli qė ėshtė edhe shtetar me ide, iniciativė, guxim dhe kėmbėngulje. Kur u bė pėr herė tė parė kryeministėr, detyrėn paraardhėsi me paudhėsitė e tija, ia kishtė lehtėsuar. U duk menjėherė ndryshimi nga shteti rumpallė te shteti i organizuar. Populli ėshtė matėsi mė i mirė i tė mirave dhe gabimeve qė bėn shteti. Rama si njeri llogari kėrkues dhe me fantazi , nisi pėrpjekjet pėr tė bėrė shtet, ndonėse terreni ishte mbytės nga droga, me kryeqendėr Lazaratin dhe korrupsionin galopant. Nuk mund tė themi se bėri ndonjė hata tė madhe, po u duk qartė se socialistėt po qeverisnin mė ndryshe, se ai po u qėndronte punėve nė kokė. Aspekti ekonomik gjithmonė mbetet pikė e dobėt nė Shqipėrinė e varfėr pėr cilėndo parti pėr mungesė fondesh. Populli e mirėdi kėtė dhe nuk akuzon partitė, fjala vjen pse tė rinjtė duan tė shkojnė nė emigracion nga qė ka njė dallim tė madh jeta nė Shqipėri me jetėn nė ēdo vend tjetėr tė Europės. Populli e di mirė gjithashtu se dy bajlozat akuzojnė njeri tjetrin qė po dėbojnė rininė vetėm pėr interes tė politikės. Ama shumė nga liderat kanė nė xhep edhe pasaporta, fjala vjen,  ndonjeri edhe tė Hollandės. Sepse atje jetohet shumė mė mirė.
       Megjithatė PS dhe Rama filluan tė punonin seriozisht pėr tė bėrė Shqipėria hapa pėrpara, sidomos pėr tė pėrkrahur iniciativat e popullit tonė krijues. Vendi ndryshonte faqe ēdo ditė, sidomos ndėrtimet kishin njė bum tė paparė.Pra, jeta nisi tė marrė rrjedhė tė qetė. Pėr tė gjitha kėto populli e votoi pėr sė dyti PS-nė dhe Edi Ramėn. Iu dha mundėsia tė zgjeronte planet, sepse edhe buxheti i shtetit rritej. U riparuan rrugė tė ndėrtuara keq, u ngritėn dhe meremetuan shkolla, parqe, u shtri nė masė pėrdorimi i kompjuterit nė zyrat e shtetit, u punua pėrditė pėr tė zbuluar parcelat e drogės. U bėnė plane dhe u ”disiplinua” Gjallica nė Fier, etj., etj. Vlora pėsoi njė transformim Europian. Korēa ėshtė bėrė lule. Turizmi, kryesisht pėr meritė tė popullit, po edhe nga pėrkrahja e shtetit, nisi tė gjallėrohej. Qeveria nė heshtje e shtriu veprimtarinė e saj edhe jashtė shtetit, duke biseduar me shtete e kompani pėr tė investuar nė Shqipėri. Vetė Rama, pėrmes njohjeve dhe simpatisė qė gėzon jashtė shtetit, realizoi bashkėpunimin me Emiratet e Bashkuara qė kompania EMAR, e cila ka ndėrtuar qiellgėrvishtėsin mė tė lartė tė botės nė Dubai, tė planifikojė transformimin e portit tė Durrėsit, nė port jahtesh bashkė me ndėrtime tė gjithfarėshme nė atė zonė. Erdogani na dhuroi njė spital modern qė e ndėrtoi brenda tre muajsh nė Fier. Tani ėshtė nė fazėn e pėrfundimit dhe punėsimit tė personelit qė do tė shėrbejė atje. Ėshtė e pamundur tė pėrmendėsh tė gjitha veprimtaritė e njė qeverie se janė katėr vite pune tė pandėrprerė. Ajo qė ka rėndėsi  tė theksojmė ėshtė se pėr ēdo vepėr, pėr ēdo vendim pėr prosperitet, opozita ka reaguar keqas. Ėshtė pėrpjekur nė tė gjitha format, deri nė ato mė tė shėmtuarat, pėr tė penguar dhe minuar ato plane dhe  ndėrtime. Donin me ēdo kusht tė sabotonin qeverinė dhe armikun e tyre tė urryer Edvin Krtistaq Rama. PD  organizoi protesta dhe, pėr turp tė dheut, ka dashur tė shfigurojė sidomos figurėn e Ramės si kryeministėr, duke e paraqitur nė kancelaritė e Europės, si njė diktator, si njė pėrbindėsh qė po dhunon demokracinė nė Shqipėri. Nė kėtė klimė agresive anti shtet, me shashka, molotovė, djegie makinash dhe sulme kundėr kryeministrisė, ku ushtonte fuqishėm thirrja absurde ”Rama IK!”, ėshtė detyruar tė punojė qeveria. Ėshtė edhe merita e Ramės, pėrveē policisė, qė socialistėt nuk qėlluan as edhe njė demonstrues. Nuk u bėnė pre e qėllimeve tė Berishės qė donte medoemos tė shikonte tė vrarė pėr tė patur njė shkak tjetėr plus pėr kryengritje. Sipas marksizėm-leninizmit, qė Berisha e zbaton shumė mirė, nė pushtet vihet vetėm pėrmes dhunės.
        Edhe pse i fyer aq rėndė, Edi Rama ėshtė  ai kryeministėr qė kur ra tėrmeti i 26 prillit, natė e ditė ishte i kudondodhur. Ishte ai, qė direkt nė lidhje me miqtė e tij ndėrkombėtarė, siguroi aq shumė fonde pėr rindėrtimin e banesave dhe pallateve. Nga Turqia Erdogani pėrsėri ndėrtime falas. Po ashtu edhe nga Arabia Saudite. Njerėzit po hyjnė nė shtėpitė e reja. Sikur mos tė mjaftonte kjo e keqe e natyrės qė na pllakosi, na sulmoi si gjithė botėn edhe COVID19. Sėrish Edi i palodhur bėri ēmos, ē’kishte nė dorė, pėr ta menaxhuar sa mė mirė Pandeminė. Doemos edhe mangėsi ka, sepse shumė gjėra nuk varen nga qeveria e PS-sė. Kur Europa na ” harroi” pėr tė na dhėnė vaksina, ishte ai, i gjati, i” keqi”, ai qė duhet tė ” shporret” sa mė parė, qė siguroi aq shumė vaksina, falė njohjeve miqėsore tė tij. Ja, ēdo tė thotė qė kryeministri tė jetė personalitet! Kanadaja, qė ėshtė Kanada, ėshtė shumė mė mbrapa me vaksinimin se Shqipėria?! Paradoks!
        Kjo parti dhe ky njeri po kėrkon  tė qendrojė pėrsėri nė pushtet. Ka planifikuar tė ndėrtojė edhe Skavicėn ,plus tunelin e Llogarasė, aeroportin e Vlorės… dhe shumė plane dhe objektiva tė tjera. Pėr kėtė arsye ( edhe pse i pėlqen tė  drejtojė e tė mbetet nė histori pėr tė mirė) ai i ėshtė drejtuar popullit qė ta rivotojė.
        Ashtu si nuk mund tė pėrmbledhim nė pak radhė tė mirat e njė qeverie, ashtu nuk mund tė numėrojmė edhe tė gjitha tė metat e gabimet e saj.  Nuk ka  njeri dhe as qeveri nė botė qė nuk gabon. Po ka gabime dhe gabime. Rama nuk duhej tė kishte ndejtur pasiv ndaj korrupsionit tė politikanėve tė majtė ose tė djathtė. Nuk kishte pse tė priste qė SHBA  tė kujtohej pėr tė vendosur drejtėsinė nė Shqipėri. Deri sa prokuroritė dhe gjykatat ekzistonin,  i takonte  qeverisė tė pėrgatiste ligje  pėr gjyqtarėt dhe politikanėt. Ata duhet patjetėr tė mbronin me dokumente pasurinė qė zotėrojnė. Atė qė nuk mundi ta bėnte qeveria e tij, shpresojmė  ta realizojė Byroja Kombėtare e hetimit e iniciuar, themeluar, instruktuar dhe drejtuar nga Washingtoni. Hajdutėt e popullit, presidenta, kryeministra apo ministra, etj. rozė apo blu qofshin nuk do tė mund t’i  shpėtojnė drejtėsisė. Kėtė po pret populli qė ėshtė i zhgėnjyer nga tradhėtia e tyre.
Rama si kryetar i PS-sė nuk kishte pse tė mbante nė drejtimin e partisė as edhe njė funksionar tė PPSH-sė, sado merita qė mund tė ketė. Gabim i itij i madh ishte qė propozoi pėr President Ilir Metėn. A thua harroi se 21 Janari nuk ndodhi pėr shkak tė akuzės pėr korrupsion tė  Metės?! Edhe pse i fyer ku s’mban mė, duke qenė kryeministėr, do tė ishte nė nderin e Ramės, tė mos u pėrgjigjej sharjeve me fyerje. Populli nuk thotė kot se i shari tė shan…
         Votėn e popullit pėr tė riardhur nė pushtet po e kėrkon edhe PD me Bashėn kryetar formal. E cilėsoj formal,se nė fakt atė parti e drejton Berisha. Po ē’vlera paraqet aktualisht PD-ja qė tė meritojė besimin e popullit?
    PD ishte shpresa e popullit tė martirizuar pėr 50 vjet. Po qė nė embrion ajo krijesė lindi e pėrēudnuar, sepse kryetari i saj, komunisti i pėrbetuar Sali Berisha u piketua nga presidenti Ramiz Alia. Kuptohet se ē’dėm mund t’i sjellė njė partije antikomuniste njė kryetar komunist i pėrzgjedhur pėr t’iu kundėrvėnė gjoja partisė mėmė?! Rezultoi qė ish komunisti Sali i mbrojti ” ish” tė vetėt. Nė vend qė diktatorin dhe bashkėshokėt e tij, tė cilėt me pretekstin e luftės sė ēmendur tė klasave, kishin burgosur, torturuar dhe pushkatuar me mijėra shqiptarė, t’i gjykonin si vrasės, ata u dėnuan vetėm pėr disa perde e televizorė tė tepėrt me tė cilėt i kishte pajisur Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare?! Populli heshti, nė vend qė tė ngrihej nė demonstrata pėr tė hequr qafe pseudodemokratin Sali Berisha. Ai erdhi duke e forcuar pushtetin e tij. Lejoi korrupsionin e vartėsve. E ktheu Lazaratin e martirizuar nga komunistėt nė bastion tė kultivimit dhe pėrpunimit tė drogės. E bėri gjysmak ligjin e kthimit tė pronave. Jo vetėm nė bregdet s’i ktheu tokat, po edhe nė qytete, ish pronarėt duhet tė paguanin pėr ndonjė shtesė qė kishte bėrė shteti. Nuk u kalkulua vlera e qirase e 50 viteve dhe as dėmi i shkaktuar nga stresi dhe persekutimet. Nė ato banesa ku shtesat ishin mbi 50 pėr qind, shteti bėhej bashkėpronar me pronarin e ligjshėm?! Mė tė fortėt nisėn tė zaptonin troje. Nė dogana korrupsioni ishte kulmor. Nuk mund tė mbesnin pas as liderėt e PD-sė, qė, pėr t’u pasuruar, krijuan firmėn ”Shqiponja”. Me tė thyenin embargon duke i ēuar naftė Milosheviēit. Ishte njė thikė pas shpine qė u ngulej vėllezėrve tanė kosovarė. Parku Rinia nė Tiranė u mbush me kioska. Pėr tė marrė leje ndėrtimi duhej tė paguaje nėpunėsin pėrkatės. Tropojanėt u vunė kudo nė poste drejtuese. Nė procesin e kthimit tė pronave pati shumė abuzime.U lejua transporti i klandestinėve. U krijuan firmat piramidale. Edhe pse nė Washington Berishės i thanė t’i mbyllte ato, ai sa u kthye nė Tiranė shkoi nė televizion dhe, pėrmes ekranit, u tha shqiptarėve  se i kanė paratė e sigurta!? Kjo solli vitin e prapshtė 1997 ku Berisha, pėr tė ruajtur karriken e vet, desh hodhi nė luftė Veriun me Jugun. Thirrjes sė tij nuk iu pėrgjigjėn as militantėt e armatosur qė po i ēonte drejt Vlorės. Ata, kur e morėn vesh qė do tė luftonin kundėr Vlorės, zbritėn nga kamionėt dhe kthyen nga kishin ardhur… Pastaj erdhi edhe 21 janari. U dha urdhėr pėr tė qėlluar kur demonstrimi paqėsor po pėrfundonte. U vranė 3 vetė dhe u plagosėn disa. Sikur tė mos mjaftonte kjo ndodhi edhe tragjedia e Gėrdecit ku humbėn jetėn 26 vetė. Nė mes tyre edhe njė dhėndėr i familjes Berisha. Gėrdeci ishte aferė e asaj familje mė se tė korruptuar. U pėrfol, se edhe e bija notere, duke shfrytėzuar pozitėn e tė jatit kryeministėr, bleu shumė toka. Doemos gjatė qeverisjes katėrvjeēare bėri edhe punė tė mirė. Hapi rrugė me rendėsi. Njė nga ato ėshtė Rruga e Kombit. Ndėrtimet vijuan me ritėm. Megjithatė,e pėrgjithshmja ishte negative, prandaj dhe populli nė formė plebishitare votoi pėr socialistėt dhe Ramėn. Berisha nuk bėri autokritikė pėr humbjen, as dha menjėherė dorėheqjen. E zgjati procesin deri sa gjeti personin e pėrshtatshėm qė do ta vinte nė krye tė PD-sė. Donte tė ishte i sigurtė se ai kishte pėr tė zbatauar urdhėrat e tij. Ky ishte Lulzim Basha. Edhe ky i humbi zgjedhjet parlamentare, sepse alternativa e tij qeverisėse nuk ishte bindėse. Megjithatė nuk e pranoi kurrė humbjen me motivin se PS kishte vjedhur votat. Kjo i duhej qė tė mos jepte dorėheqjen dhe shpejt ta pėrdorte si pretekst pėr tė organizuar protesta tė dhunėshme. Bashkuar edhe me LSI-nė donte tė vinte patjetėr nė pushtet, duke pėrzėnė Ramėn. Njėsoj si taktika e komunistit Berisha i cili me tanket e gardės pati rrėzuar dikur Nanon. Atėhere dėshtoi metoda komuniste e marrjes sė pushtetit me dhunė, se Bota Perėndimore nuk e njeh atė lloj fitoreje. Pėrsėri Bota, edhe kėsaj here, ia futi Lulit tė dy kėmbėt nė njė kėpucė. Nuk organizoi mė protesta, po u bė tellall ose papagall nė kancelaritė e huaja duke shpifur pėr qeverinė. Tashti PD me kėtė kryetar dhe kėtė trashėgimi qeverisėse kėrkon tė rivijė nė pushtet, sepse, sipas tyre, rrotacioni nė Shqipėri qenkėrka i domosdoshėm. Po, ashtu ėshtė:  rrotacioni ėshtė i domosdoshėm kur qeveria aktuale ka punuar keq dhe kur opozita bind votuesit se ka pėr tė qeverisur mė mirė. A mund tė besohet se ka pėr tė qeverisur mė mirė PD-ja e Berishės? Pėrveē pėrvojės keq-qeverisėse, si njė minus i madh papjekurie atyre iu shtohet edhe braktisja e Parlamentit. Preferuan tė sorrollateshin rrugėve, duke anatemuar PS-nė, nė vend qė luftėn politike ta zhvillonin nė  Parlament. Ėshtė e drejta e tyre tė pretendojnė, ashtu siē ėshtė e drejta e ēdo shqiptari  tė bėjė krahasimet e qeverisjes sė kėtyre dy forcave. Po qe se ballanca e popullit ka pėr tė anuar nga PD, Lulzim Basha ta gėzojė postin e kryeministrit. Po anoi kandari nga PS, nuk besoj se Lulzimi ka pėr tė dhėnė dorėheqjen. Jo vetėm se i pėlqen tė krekoset si drejtues, por edhe se Berisha e ka tė vėshtirė tė gjejė njė dishepull tjetėr lepe-peqe si Basha. Jam i bindur se sėrish, qė tė nesėrmen e humbjes, ai ka pėr tė thėnė : na vodhėn votat. Ky refren mendon se ka pėr ta ndihmuar nė tė ardhmen e afėrt si prelud  pėr tė organizuar sėrish manifestime e protesta pėr tė cilat PD ka shumė pėrvojė. Nuk besoj se shqiptarėt kanė harruar vitet kur Berisha pėr tė ngjallur frikė e panik nė popull hidhte nė erė me tritol shtyllat e tensionit tė lartė.  Kishte paturpėsinė qė pėr krimin e tij, menjėherė tė  akuzonte socialistėt.
          Si pėrfundim: nė kėtė duel politik me Ramėn duhet thėnė se Lulzim Basha nuk ka as njė pėrvojė tė suksesėshme  qeverisjeje. Ai ka dėshtuar nė tė gjitha postet qė ka patur. Duan tė thonė se edhe partinė po e drejton si me paterica. Si ish ministėr i brendshėm e rėndon shumė 21 Janari, ndonėse 100 pėrqind dihet se ai nuk ishte urdhėrdhėnėsi pėr vrasjet. Veē kėtyre, gjatė fushatės ai po premton shumė, pa patur as edhe njė kacidhe nė xhep, as edhe njė studim serioz. A thua populli ka pėr t’u  besuar premtimeve tė tij boshe?! Kjo enigmė do tė zgjidhet vetėm pas 25 Prillit, ditės se ndeshjes sė shumėpritur PS-PD. Fitoftė ai qė populli mendon se ėshtė mė mirė pėr Shqipėrinė!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button