Zgjedhjet lokale 2015

Meta prezanton Hasan Halilin në Kukës: Nuk u bë pjesë e mashtrimit

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim elektoral në Kukës, ku ka prezantuar edhe kandidatin e ASHE-së, Hasan Halili.

Sipas Metës, Hasan Halili është personi që nuk u bë pjesë e një ceremonie mashtrimi, siç ishte ajo e inaugurimit të një ujësjellësi që nuk kishte ujë.

“Me Hasin më bashkon karakteri dhe puna. Halili nuk u bë pjesë e një ceremonie mashtrimi për të inauguruar ujësjellësin që nuk kishte ujë”, -tha ai.

Sipas Metës, edhe Basha është zgjedhur kryetar bashkie me 23 mijë votat e LSI-së.

Meta tha ndër të tjera se bashkia e Kukësit krijon mundësi resursesh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button