Kosova

Kosova shpall 28 nëntorin ditë pushimi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka propozuar që 28 nëntori, të jetë ditë pushimi edhe në Kosovë.

Dita festive më e madhe e shqiptarëve nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë, dhe kjo ishte arsyeja që i pari i Qeverisë kërkoi që të jetë ditë pushimi.

“Edhe pse kjo nuk është paraparë me ligj, kjo është një festë kombëtare dhe propozoi para kabinetit qeveritar që 28 nëntori të jetë ditë pushimi”, ka thënë Mustafa, raporton RTK.

Kabineti qeveritar ka votuar pro këtij vendimi, me çka edhe u vendos që 28 nëntori 2016, ditë e hënë, të jetë ditë pushimi në Kosovë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button