Bota

Rusia dislokon raketa dhe dronë në ishujt Kurile

Rusia do të dislokojë sisteme të mbrojtjes bregdetare dhe dronë në ishujt Kurile, të pretenduara nga Japonia, burim i tensioneve të vazhdueshme midis dy vendeve, njoftoi sot ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

“Ne do të dislokojmë në këtë zonë gjatë vitit aktual sisteme të mbrojtjes bregdetare ‘Bal’ dhe ‘Bastion’ dhe dronë të gjeneratës së re ‘Eleron-3”, deklaroi ministri, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”.

Ai pohoi gjithashtu se ushtria ruse po studionte mundësinë e krijimit në ishujt Kurile të një baze ajrore për flotën ruse në Paqësor.

“Në muajin prill, marinarët e flotës së Paqësorit do të jenë të pranishëm për një ekspeditë tremujore në ishujt Kurile. Misioni kryesor do të jetë studimi i një mundësie për krijimin e një baze”, pohoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button