Bota

Pas bombës me hidrogjen, Peniani bën gati edhe “satelitin”

Presioni i fqinjëve dhe ndërkombëtarëve ka dhënë efekte të kundërta. Koreja e Veriut jo vetëm që nuk do të ndalet nga ambicia e saj për të hedhur në orbitë satelitin e parë të saj, por e ka përshpejtuar këtë proces.

Sipas Koresë së Jugut dhe Japonisë, Peniani do të kryejë testet e atij që e quan satelit brenda datave 7 dhe 14 shkurt.

Seuli, Tokio mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe nga vendet perëndimore, thonë se nuk bëhet fjalë për një satelit, por për testimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi për qëllime ushtarake.

Kjo ka alarmuar komunitetin ndërkombëtarë, që i kërkon Penianit të heqë dorë nga kjo ambicie.

Më herët, mediat japoneze dhanë alarmin se Koreja e Veriut ishte në fazën e fundit të përgatitjeve për nisjen e një raketë me rreze të gjatë veprimi.

Peniani kreu testin e katërt bërthamor më 6 janar, një veprim që pritet të pasohet nga sanksione të reja nga Kombet e Bashkuara. Koreja e Veriut deklaroi se ka testuar një bombë me hidrogjen.

Pavarësisht kujdesit që tregojnë ndaj kërcënimeve të vendit komunist, SHBA-të dhe disa qeveri të tjera nuk besojnë se Koreja e Veriut ka potenciale teknologjike për bombë me hidrogjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button