Politika

Berisha flet ne RTSH për paktin Rama-Basha: Meta është president legjitim

Ai në një intervistë dhënë Lutfi Dervishit për emisionin Përballë që transmetohet sot në RTSH 1 në orën 20:35, ka një vlerësim dhe këshill për presidentin e zgjedhur, por ndërkohë flet edhe për të ardhmen e Presidentit Nishani.

“Ai është majtist i palëkundur”’ thotë Berisha për njeriun që duket se ka qenë në shënjestër të marrëveshjes politike të 18 Majit.

Berisha, thotë se do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të nisjes së detyrës nga Presidenti Meta.

Përveç qëndrimit për listën e re të Bashës, problemet me kritikët dhe fushatën, Berisha flet për marrëveshjen Rama- Basha, dyshimet dhe vlerësimet e tij si dhe  për nevojën për ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese si rrjedhojë e kësaj marrëveshje.

Në variantin nëse Basha nuk fiton zgjedhjet, Berisha gjithashtu i përgjigjet pyetjes: a kanë kuptim zgjedhjet në parti, kur “shuhen” të gjithë zërat kritikë brenda saj.  

Fjala kanabis është zhdukur nga fushata e opozitës, dhe është përmendur nga Basha heqja e mandatit të deputetit nga populli. A është heshtja pjesë e marrëveshjes së 18 majit?  

Berisha pranon që partitë politike në Shqipëri, praktikisht janë kthyer në parti kryetarësh.

Ish kryeministri dhe ish kryetari PD-së flet për herë të parë pas debatit që shoqëroi listën e Partisë Demokratike dhe përgjigjet edhe për “zhdukjen/zbehjen” e simboleve të PD-së nga fushata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button