Politika

Reforma në drejtësi, Halimi: Javën e ardhshme propozimet e PD-së

Partia Demokratike do të paraqesë javën e ardhshme propozimet e saj për dokumentet e analizës dhe strategjisë për reformën në drejtësi. Eduard Halimi në një prononcim për mediat tha se shpreson që dokumentat të rishihen nga mazhoranca, për të patur një qëndrim të përbashkët.

“Javën e ardhshme do të paraqesim para grupit parlamentar të PD-së qëndrimin tonë lidhur me dy dokumentat, analizën dhe strategjinë dhe platformën e PD-së për reformën në drejtësi. Dhe ne besojmë që këto dokumenta do të rishihen nga ana e mazhorancës, në mënyrë që të kemi një qëndrim të përbashkët. Për ne dokumenti i analizës, dhe ai i strategjisë janë dokumente të hartuara në mënyrë të njëanshme. Opozita është gati të japë paktin e vet që javën e ardhshme do të prezantohen nga ekspertët dhe do të paraqiten në komisionin e posaçëm”, tha Halimi.

Nëse maxhoranca do i marrë në konsideratë, tha Halimi, opozita do të vazhdojë të jetë pjesë e reformës në drejtësi.

“Nëse mazhoranca do t’i marrë në konsideratë ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e reformës në drejtësi dhe do të japim impaktin konkret. E rëndësishme është që duhet të bëjmë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë e mazhorancës. Opozita është për të dhënë impakt konkret se si opozita mendon reformën në drejtësi, si e ka platformën, një drejtësi e cila të jetë e pavarur”, tha Halimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button